Mexhiti-Aggeler: Lufta kundër korrupsionit dhe përparimi drejt integrimit evropian nuk kanë alternativë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lufta kundër korrupsionit dhe përparimi drejt integrimit evropian nuk kanë alternativë. Ky ishte mesazhi që përcolla sot në një takim të rëndësishëm me ambasadoren e ShBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, një aleate dhe mike e madhe e vendit tonë, shkruan zv. kryeministri Izet Mexhiti në profilin e tij në Facebook.

“Diskutuam gjerësisht për thellimin e partneritetit strategjik mes vendeve tona, mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së për reformat në drejtësi dhe përpjekjet tona të palëkundura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

E ritheksova përkushtimin e Qeverisë për procesin eurointegrues dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në kuadër të NATO-s, si garanci për siguri, stabilitet dhe zhvillim.

Biseduam gjithashtu për projektet madhore infrastrukturore, përfshirë ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, që janë thelbësore për rritjen ekonomike dhe lidhjen e qëndrueshme rajonale”, shkruan Mexhiti.

Advertisement

Mexhiti shton se në takim rikonfirmuam vullnetin tonë të përbashkët për një bashkëpunim të thelluar dhe afatgjatë me Shtetet e Bashkuara./Telegrafi/

The post Mexhiti-Aggeler: Lufta kundër korrupsionit dhe përparimi drejt integrimit evropian nuk kanë alternativë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy