
“Me krenari e mburrje ndajmë lajmin e mirë se është themeluar grupi i përbashkët punues mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për projektin strategjik të ndërtimit të rrugës Tetovë–Prizren”, kështu informo koalicioni VLEN përmes një komunikate për media.
Sipas tyre, ky është një projekt që prej vitesh ka qenë ëndërr për qytetarët tanë dhe tani po e kthehet në realitet me hapa konkretë.
“Me formimin e këtij grupi, nisim një fazë të re atë të veprimit dhe angazhimit! Përmes këtij projekti do të lidhim dy qytete historike dhe do lehtësojmë lëvizjen e qytetarëve. Pjesë e këtij grupi punës nga koalicioni VLEN është zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, e cila do të mbikëqyrë dhe shtynë përpara të gjitha procedurat e nevojshme, me qëllim që ky projekt të fillojë sa më shpejt dhe të ecë me ritëm të pandalshëm. Ne jemi në veprim për ndryshim! Jo për premtime, por për rezultate të prekshme. Sepse qytetarët meritojnë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre, dhe kjo rrugë është një ndër më të rëndësishmet. Emrat e anëtarëve të grupit janë tashmë të përzgjedhur nga të dyja palët dhe puna do të nis me përkushtimin më të lartë profesional. Në vijim pritet koordinim i ngushtë dhe hapa të shpejtë drejt fazës së projektimit dhe më pas zbatimit në terren. Dëshmi e seriozitetit të punës sonë është edhe dokumenti formal i nënshkruar, ku janë emëruar anëtarët e grupit punues. Buxheti për fazën e projektimit të tunelit, tashmë është i ndarë në buxhetin vjetor të shtetit tonë, gjë që garanton stabilitetin financiar dhe vullnetin për ta çuar këtë projekt deri në fund”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
The post VLEN: Është formuar grupi i përbashkët punues RMV-Kosovë, për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren appeared first on Telegrafi.