VLEN: BDI derdh “lot krokodili” për Koçanin, Ali Ahmeti gjithë vëmendjen e ka përqëndruar tek Pucko dhe familja e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“S’është rastësi që populli thotë: “Paraja çan edhe aty ku nuk depërton as burgia! ”Prej javësh dëgjojmë si BDI derdh lot krokodili për hetimet në Koçan, ku sipas tyre, padrejtësisht janë të dyshuar disa nga ish-zyrtarët e tyre. Por e vërteta është shumë më e dhimbshme. Në vend që Ali Ahmeti të kujdeset për ish-ministrat e tij të Ekonomisë – Bekteshi, Neziri, Saraçini, Kuçi – gjithë vëmendjen e tij e ka përqendruar te Pucko dhe familja e tij”, thuhet në komunikatën e koalicionit VLEN si kundër reagim ndaj deklaratave të Bashkimit Demokratik për Integrim për drejtësi selektive.

“Për të nuk ka rëndësi që njerëzit e tij kanë blerë mazut toksik në vlerë prej 160 milionë eurosh dhe kanë helmuar një popull të tërë. Përmes të dëgjueshmit të klanit të Kërçovës, Islam Abazi, po bën gjithçka për ta shpëtuar nga paraburgimi personin A.J., duke ofruar dorëzani prej 2 milionë eurosh! Pyetja thelbësore është kjo: pse, për shembull, Drin Ahmeti nuk dorëzon dorëzani për ish-ministrat e dajës së tij? Apo vuajtjet e tyre dhe të familjeve të tyre nuk kanë rëndësi për të? Edhe një herë paralajmërojmë: qëllimi i Ahmetit është të provokojë krizë politike që do të çonte në zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale. Atij i duhet me patjetër një “Qeveri e stilit të Przhinës”, ku opozita do të drejtonte MPB-në – vetëm e vetëm që të zhduken provat kundër ish-kadrove të korruptuara të BDI-së. Prandaj nuk duan vetëm zgjedhje lokale, sepse po hyjnë drejt një disfate të sigurt dhe katastrofale”, thonë nga VLEN.

The post VLEN: BDI derdh “lot krokodili” për Koçanin, Ali Ahmeti gjithë vëmendjen e ka përqëndruar tek Pucko dhe familja e tij appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy