Gashi uron Pashkët: Vlerat e përbashkëta janë thelbësore për përparimin e çdo shoqërie

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u ka dërguar urimin e Pashkëve qytetarëve të besimit të krishterë.

Ai ka theksuar mesazhin e Pashkëve si simbol të shpresës dhe ripërtëritjes shpirtërore.

Urimi i plotë:

“Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ju uroj festat e Pashkëve.

Advertisement

Mesazhi i pashkëve është një mundësi për t’u kujtuar sërish se vlerat e përbashkëta si respekti i ndërsjellë, solidariteti dhe mirësia njerëzore janë thelbësore për përparimin e çdo shoqërie.

Të gjithëve ju uroj paqe, shëndet dhe mirëqenie dhe që Pashkët t’i kaloni në ngrohtësi dhe dashuri me të dashurit tuaj”, ka shkruar Gashi.

 

The post Gashi uron Pashkët: Vlerat e përbashkëta janë thelbësore për përparimin e çdo shoqërie appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy