
Partia në pushtet OBRM-PDUKM ka akuzuan ish kreun e LSDM-së Zoran Zaev se po ndërton ndërtesa në Dubai, teksa shtojnë se i njejti duhet të përgjigjet se prej ku i ka marrë paratë për investim.
“Filipçe, Zaev dhe LSDM të përgjigjen se si merret viza e artë në Dubai? Ka kohë që Filipçe, Zaev dhe LSDM heshtin dhe nuk u përgjigjen pyetjeve tona në lidhje me Dubain. A është heshtja konfirmim, ne e pyesim LSDM-në publikisht? A po ndërton Zaev në Dubai ndërtesa mbi 50 kate? Nga i merr ato para Zaev?” pyesin nga OBRM-PDUKM.
Ata thonë se “në kontekst të kësaj shtrohet pyetja, a është i lidhur edhe Filipçe me këtë aferë, prandaj është emëruar në krye të LSDM-së për të mbrojtur mentorin e tij Zaev?”.
“A kanë Filipçe dhe Zaev viza të arta për Dubai? Si i kanë marrë dhe nga i kanë marrë paratë? A do t’i mohojnë dyshimet Filipçe dhe Zaev? Filipçe, Zaev dhe LSDM as nuk i mohojnë dhe as nuk i përgjigjen pyetjeve tona. Pasi shkatërruan dhe e grabitën shtetin, tani ato lekë po i investojnë në biznese private. Përderisa pretendonin se e shpëtonin Maqedoninë, po shpëtonin veten dhe milionat e tyre”, thonë nga OBRM-PDUKM.
The post OBRM-PDUKM: Pyesim LSDM-në dhe Filipçen, a po ndërton Zaev ndërtesa në Dubai dhe ku po i merr paratë për këto investime appeared first on Telegrafi.