Boka: Anëtarësimi në BE duhet të bazohet në meritë, Maqedonia tashmë duhej të ishte pjesë e BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Procesi i anëtarësimit në BE duhet të bazohet në merita dhe jo të varet nga mosmarrëveshjet dypalëshe, të cilat duhet të zgjidhen në mënyrë objektive, mendon ministri hungarez për Integrime Evropiane, Janos Boka.

Nga Shkupi u dërgua një mesazh se nëse Hungaria mund të ndihmojë në këtë proces, sigurisht që do të ofrohet ndihmë.

Ai tha se qeveria hungareze mbetet e përkushtuar për ndërtimin e një partneriteti të qëndrueshëm dhe përmirësimin e procesit integrues të Maqedonisë.

Për qeverinë e RMV-së, zbatimi i agjendës së reformave është një qëllim parësor. Pas takimit me Bokan, zëvendësministrja për çështje evropiane Viktorija Trajkov mori garanci nga homologu i saj hungarez se Hungaria nuk do të tërheqë ndihmën dhe këshillat për Maqedoninë.

Advertisement

Boka nga sot është në një vizitë pune në Maqedoni, ku do të trajtojë debatin “Si ta bëjmë Evropën sërish të madhe?”, ndërsa për nesër është paraparë takim me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Orhan Murtezani./Telegrafi/

The post Boka: Anëtarësimi në BE duhet të bazohet në meritë, Maqedonia tashmë duhej të ishte pjesë e BE-së appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy