Siljanovska: Pjesëmarrja në NATO është edhe investim në Ushtrinë, ruan integritetin territorial dhe pavarësinë e vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidentja dhe komandantja supreme e ushtrisë, Gordana Siljanovska Davkova, në ceremoninë e shënimit të 5-vjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO në kazermën “Ilinden” në Shkup, theksoi se pjesëmarrja jonë në Aleancë është edhe investim në Ushtrinë, e cila ruan integritetin territorial dhe pavarësinë e vendit.

Ajo theksoi se si shtet duhet të investojmë në mbrojtjen dhe sigurinë e Maqedonisë dhe se do të vazhdojmë të kontribuojmë për paqen përmes pjesëmarrjes në misionet paqeruajtëse të NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara.

Siljanovska Davkova shtoi se do të respektojmë standardet e NATO-s dhe politikën e përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes të Bashkimit Evropian.

Presidentja kujtoi se pesëvjetori po shënohet nën hijen e tragjedisë në Koçan, e cila i kujtoi asaj rëndësinë e sigurisë së qytetarëve. Ajo theksoi gjithashtu humanizmin dhe solidaritetin e vendeve dhe popujve të rajonit dhe më gjerë, duke përfshirë ndihmën e NATO-s./Telegrafi/

Advertisement

The post Siljanovska: Pjesëmarrja në NATO është edhe investim në Ushtrinë, ruan integritetin territorial dhe pavarësinë e vendit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy