Rasti i Koçanit, tre të dyshuar në arrest shtëpiak

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ende nuk dihet çfarë do të vendosë Gjykata e Apelit në Shtip ndaj ankesave të Prokurorisë Publike të Koçanit lidhur me vendimin për zëvendësimin e masës së paraburgimit efektiv për dy ish-kryetarët e komunës së Koçanit Ratko Dimitrovski dhe Nikollço Iliev.

Që të dy nga paraburgimi u dërguan në arrest shtëpiak. Kjo ankesë është parashtruar nga Prokuroria Publike e Koçanit pasi paraprakisht duke vepruar sipas ankesave të gjithsej 17 të dyshuarve për zjarrin në diskotekën “Puls”, Gjykata Themelore e Koçanit refuzoi 14 ankesa duke e vërtetuar masën e paraburgimit, ndërsa për 3 persona masën paraburgim efektivi e zëvendësoi me masën paraburgim shtëpiak.

Përveç dy ish-kryetarëve të Komunës së Koçanit, në paraburgim shtëpiak shkon edhe ish-drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Aneta Simeska Dimoska.

Gjithsej 34 persona fizikë dhe tre persona juridikë janë të dyshuar për tragjedinë në Koçan, ku humbën jetën 59 persona.

Advertisement

The post Rasti i Koçanit, tre të dyshuar në arrest shtëpiak appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy