
Mirçe Stojkov, këshilltar nga OBRM-PDUKM, do ta udhëheqë Komunën e Koçanit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, pasi kryetari i mëparshëm Ljupço Papazov dha dorëheqje për arsye morale pas zjarrit në diskotekën “Pulse” ku humbën jetën 59 të rinj dhe 155 u lënduan. Stojkov më parë ka qenë nënkryetar i komunës.
Sipas ligjit, kur dorëheqja e Papazov publikohet në Gazetën Zyrtare, Stojkov duhet të njoftojë Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale në afat prej 15 ditësh.
Më pas, Ministria ka 15 ditë për të njoftuar Qeverinë, ndërsa Qeveria ka një muaj që të konstatojë se kryetarit të mëparshëm i ka ndërprerë mandatin dhe të fillojë procedurën për shpalljen e zgjedhjeve.
Më pas, këshilli ka 30 ditë për të zgjedhur një ushtrues detyre kryetar komune nga radhët e këshilltarëve. Duke qenë se nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme, sepse deri në zgjedhjet e rregullta kanë mbetur më pak se gjashtë muaj, ndërsa zgjedhjet e rregullta janë paraparë të mbahen në tetor./Telegrafi/
The post Mirçe Stojkov do ta udhëheqë Komunën e Koçanit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri appeared first on Telegrafi.