
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) informoi se javën e kaluar dhe këtë javë janë kryer 154 kontrolle të jashtëzakonshme në depo dhe frigoriferë për ftohje, gjatë të cilave janë konstatuar mospërputhje te 41 operatorë, për të cilat janë lëshuar vendime për urdhëresë, janë shqiptuar 15 gjoba dhe janë asgjësuar rreth dhjetë kilogramë ushqime të pasigurta.
Te shtatë nga operatorët e kontrolluar janë konstatuar se kanë kushte të pakënaqshme higjienike, ndërsa tek dy, produktet nuk ishin të etiketuara (deklaruara) në gjuhën maqedonase.
AUV informoi se, te te tetë operatorë ushqimorë është konstatuar se punonjësit nuk kanë pasur libreza shëndetësore, pra janë konstatuar pa kontroll të detyrueshëm shëndetësor. Te një prej operatorëve që u kontrollua, AUV konstatoi se po kryente ripaketim të paligjshëm të produkteve me origjinë shtazore.
Shërbimet inspektuese të AUV, gjatë një kontrolli të jashtëzakonshëm të kryer në Shkup javën e kaluar, kanë mbyllur një punëtori ilegale për prodhimin e produkteve të mishit. Ata shkatërruan në mënyrë të padëmshme rreth 200 kilogramë produkte të pasigurta. Për kundërvajtjen e kryer, siç bëjnë me dije, punë pa miratim nga AUV dhe lëshim në qarkullim të produkteve të pasigurta, është gjobitur edhe operatori i paligjshëm.
Gjatë një kontrolli tjetër të jashtëzakonshëm, një personi fizik i janë sekuestruar 50 kilogramë prodhime mishi me përmbajtje të panjohur. Produktet shiteshin në ambient të hapur, pa regjimin e kërkuar të temperaturës. Për veprën e kryer, personi është dënuar me gjobë me para, ndërsa produktet e mishit të sekuestruara të pasigurta janë asgjësuar pa dëm.
The post AUV: Janë kryer 165 kontrolle të jashtëzakonshme në depo dhe frigorifere, asgjësohen rreth dhjetë kilogramë ushqime të pasigurta appeared first on Telegrafi.