
Kryeministri Hristijan Mickoski mbajti fjalim në Qendrën Përkujtimore të Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë.
Mickoski tha se mbi 7.000 hebrenj maqedonas u dëbuan në kampin Treblinka, ndaj nuk duhet kurrë të harrohet historia dhe ngjarjet e kaluara.
“Sot qëndrojmë me respekt, pikëllim dhe shpresë, duke kujtuar viktimat e Luftës së Dytë Botërore dhe tragjedinë e Holokaustit, që nuk e kurseu as Maqedoninë. Mbi 7000 hebrenj maqedonas u dëbuan në kampin Treblinka dhe jeta, historia dhe kultura e tyre u ndërprenë me forcë. Por historia nuk është vetëm një kujtim, është një mësim. Detyrimi ynë është të ruajmë të vërtetën, t’i rezistojmë harresës dhe të ndërtojmë një shoqëri të bazuar në tolerancë, drejtësi dhe respekt të ndërsjellë. “Kurrë më” nuk është thjesht një frazë, është një premtim. Të mos lejojmë që e kaluara të përsëritet. I përjetshëm qoftë kujtimi i viktimave”, ka shkruar Mickoski në profilin e tij në Facebook.
The post Mickoski përkujtoi viktimat maqedonase të Holokaustit: Të mos lejojmë që e kaluara të përsëritet appeared first on Telegrafi.