
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski thotë se qeveria nuk ka marrë vendim për përzgjedhjen e kompanisë e cila do të ndërtojë parkingun në Qendrën Klinike, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Një vendim të tillë qeveria ende nuk ka marrë”, tha Mickoski duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Në pyetjen se lideri i LSDM-së Venko Filipçe ishte i hapur për bashkëpunim dhe kandidat i përbashkët me OBRM-PDUKM-në në disa komuna për zgjedhjet lokale, kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se ai ishte informuar nga ekipi i tij se “ai mund të jetë një nga politikanët e hapur që tregon mirëkuptim për politikat e BDI-së në një skenë të hapur”.
“Më thanë se ka treguar mirëkuptim për argumentet e BDI-së. Është diçka për të cilën flasim vazhdimisht, se koalicioni i LSDM-së, BDI-së dhe Levicës po funksionon në mënyrë perfekte. Pres mbështetje sociale për kandidatët e koalicionit qeveritar. Jam i bindur se politikat e koalicionit janë politika që janë në interes të popullit”, tha sot Mickoski.
Kryeministri foli edhe për gjendjen me ekonominë e vendit ku tha se në muajin janar kemi pasur 1.4% të prodhimit industria.
“Në janar kemi pasur një rritje prej 1.4% të prodhimit industrial, pres të njëjtën rritje në tremujorin e parë dhe nuk do të habitesha nëse do të arrinim një rritje prej 4% deri në 4.5%”, tha Mickoski./Telegrafi/
The post Mickoski: Qeveria nuk ka marrë vendim për përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë parkingun në Qendrën Klinike appeared first on Telegrafi.