Mickoski takon Orban, u mbajt seanca e qeverive të Maqedonisë dhe Hungarisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në kuadër të samitit, kryeministri Hristijan Mickoski në Budapest u takua me kryeministrin hungarez Victor Orban.

Në postimin e Mickoskit në Facebook, ai theksoi se tema të diskutimit ishin çështjet me interes të përbashkët, forcimi i bashkëpunimit ekonomik, investimet, energjia, infrastruktura dhe perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri, së bashku me delegacionin qeveritar, u prit në pllajën e Pallatit Mbretëror me luajtjen e himneve kombëtare dhe nderimet më të larta shtetërore e ushtarake.

Mickoski po ashtu njoftoi se është mbajtur seancë e përbashkët mes qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë.

Advertisement

“Sot u mbajt seancë e përbashkët mes qeverive të Maqedonisë dhe Hungarisë, në të cilën u shqyrtuan dhe u dakorduan çështjet kryesore me interes të përbashkët. Seanca u mbajt pas takimeve bilaterale të ministrave përkatës, të cilat shërbyen si bazë për thellimin dhe forcimin e bashkëpunimit”, njoftoi Mickoski në rrjetet sociale.

Në delegacionin me Mickoskin në Budapest janë vetëm ministrat e OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit “Maqedonia juaj”, por jo edhe ministrat e ZNAM dhe VLEN-it./Telegrafi/

The post Mickoski takon Orban, u mbajt seanca e qeverive të Maqedonisë dhe Hungarisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy