
LSDM kërkon nga OBRM-PDUKM që të përkrah propozim ligjin për rritjen e pagave të punëtorëve.
“Kostoja e jetesës është vazhdimisht në rritje, ndërsa pagat mbeten të ulëta, punëtorët mbeten vetëm, shumë po mendojnë të largohen nga vendi në kërkim të kushteve më të mira. Ky është realiteti me të cilin përballen çdo ditë familjet maqedonase. Punëdhënësit janë të etur për të rritur pagat për të mbajtur punëtorët, por kontributet e larta janë pengesa kryesore. Në vend që ato para të përfundojnë në xhepat e punëtorëve, ato shpenzohen për taksa të mëdha. Prandaj, LSDM-ja propozon një zgjidhje ligjore që do t’i ndihmojë drejtpërdrejt punëtorët dhe kompanitë dhe gjithashtu do të stimulojë ekonominë”, tha sot në një konferencë për media zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.
Ajo thotë se me propozimin e LSDM-së 400.000 punëtorë do të mund t’u rriten pagat nga 3.000 në 15.000 denarë, pa asnjë ngarkesë shtesë për punëdhënësit, sepse për atë shumë nuk do të paguhen kontribute.
“Kontributet pensionale, shëndetësore dhe shoqërore do të ngrihen në mesataren e tre pagesave të fundit për një periudhë njëvjeçare. Kjo do të thotë siguri dhe parashikueshmëri për kompanitë, por edhe të ardhura më të larta për punëtorët. Kjo masë do të vlejë për të gjithë punëtorët me pagë neto deri në 65.380 denarë, që përfshin rreth 400.000 punëtorë në vend”, shtoi ajo.
Partia opozitare u bëri thirrje të gjithë deputetëve, veçanërisht nga OBRM-PDUKM, që ta mbështesin këtë ligj./Telegrafi/
The post Kuzeska: OBRM-PDUKM të mbështesë ligjin e LSDM-së për rritjen e pagave të punëtorëve appeared first on Telegrafi.