
Nga VLNE sot akuzojnë BDI-në se po përgatit terrenin për bojkotimin e zgjedhjeve lokale dhe të fut vendin në një krizë politike.
“Për të shmangur reformën programore dhe kadrovike, BDI-së i duhet me çdo kusht një krizë politike. Prandaj, tashmë një kohe të gjatë po krijojnë skenarë që duhet të kulmojë me bojkot të zgjedhjeve lokale.
Pjesë e këtij skenari të tejdukshëm janë edhe sulmet e tyre të pabaza për të ashtuquajturën “deshqiptarizim”, me qëllim që të krijojnë një atmosferë të rreme se shqiptarët nuk janë të përfaqësuar mjaftueshëm në institucionet shtetërore për shkak të koalicionit të VLEN-it me OBRM-PDUKM-në.
Kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me zgjedhjet lokale nuk është qëllimi i vërtetë i Ali Ahmetit, por një justifikim për të arsyetuar bojkotin e zgjedhjeve lokale.
BDI e di se në zgjedhjet lokale do të pësojë disfatë dramatike. Sondazhet e tyre e konfirmojnë këtë fakt. Ali Ahmeti e di se pas humbjes në zgjedhjet lokale, do të hapet pashmangshëm çështja e lidershipit në partinë e tij.
Duke mos dashur të përfundojë si humbës politik, ai, si një kumarxhi, po luan kartën e tij të fundit, bojkotin e zgjedhjeve lokale”, thonë nga VLEN.
Nga atje shtojnë se pasi oferta e tij për të hyrë në Qeveri në vend të VLEN-it, me katër ministra, por pa kryetar Kuvendi, dhe me premtimin që VMRO-DPMNE të marrë Kërçovën ose Strugën, nuk u pranua, BDI tani synon të shkaktojë krizë politike./Telegrafi/
The post VLEN: BDI po përgatit terrenin për bojkotimin e zgjedhjeve lokale appeared first on Telegrafi.