
MPB Maqedoni njofton se pardje (25.02.2025) në ora 14:30 në afërsi të fshatit Tanushë, rajoni i Shkupit, gjatë ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, zyrtarët policorë të stacionit policor të mbikëqyrjes kufitare Tanushë, kanë kapur një furgon me targa të Kosovës, i cili po lëvizte në drejtim të kufirit me Kosovën. Pasi kanë vërejtur policët, dy persona kanë lënë furgonin dhe janë larguar drejt kufirit me Kosovën.
“Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur 180 pako me 11 kilogramë produkte ushqimore, të cilat ishin pa dokumentacion përkatës. Automjeti me produktet u sekuestrua dhe u dorëzua për procedim të mëtejshëm”.
“Po ndërmerren masa për gjetjen e personave dhe zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB Maqedoni.
The post MPB Maqedoni: Konfiskohet sasi e madhe e ushqimit të padeklaruar, dy persona në kërkim appeared first on Telegrafi.