MSH: Regjistrimi i numrit të telefonit të pacientëve në sistemin “Termini Im” është me karakter informues

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni njofton se në drejtim të përmirësimit të disponueshmërisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët, në sistemim “Termini im” është shtuar opsioni i verifikimit të numrit të telefonit. Kjo masë synon të sigurojë që pacientët në kohë të marrin njoftime për takimet e planifikuara dhe shërbimet e tjera shëndetësore, duke reduktuar në këtë mënyrë takimet e humbura, me çka optimizohet funksionimi i sistemit të kujdesit shëndetësor.

Nga MSH thonë se aktualisht, procesi akoma nuk është i detyrueshëm, por në periudhën në vijim do të bëhet i detyrueshëm gjatë vizitës te mjeku amë.

“Megjithatë, sistemi parashikon përjashtime në disa raste:

Emergjencat mjekësore – hyrja në sistem pa verifikim.

Advertisement

Fëmijët dhe individët e dobët – mund të verifikohen përmes një personi tjetër (një numër telefoni për më shumë pacientë).

Përdoruesit e aplikacionit celular Shëndeti im mund ta kryejnë verifikimin në mënyrë të pavarur, pa përfshirë mjekun e tyre amë.

Është e rëndësishme të theksohet se verifikimi bëhet një herë, që do të thotë se pacientët duhet vetëm të konfirmojnë numrin e tyre të telefonit gjatë takimit të tyre të parë. Ky ndryshim bazohet në analizat që treguan se një numër i konsiderueshëm i pacientëve nuk paraqiteshin në terminet e tyre për shkak të numrave të vjetër të telefonit. Për shembull, më shumë se 50% e pacientëve me ekzaminime të planifikuara të gjirit nuk u paraqitën, duke rezultuar në humbjen e takimeve që mund të ishin përdorur për pacientë të tjerë”, njoftojnë nga MSH.

Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e shëndetit elektronik mbeten të përkushtuara për përmirësimin e aksesit në shërbimet shëndetësore dhe rritjen e efikasitetit të sistemit, me të gjitha hapat duke u ndërmarrë me përshtatjen e duhur dhe me përjashtime për kategoritë e pacientëve që kanë nevojë.

Advertisement

Më herët nga Shoqate e Mjekëve Amë kanë reaguar në lidhje për këtë opsion në sistemin “Termini Im”, sepse siç thonë, ato nuk janë operator telefonik që t’ju kërkojnë pacientëve numrat e telefonit dhe se këtë opsion nuk do ta pranojnë./Telegrafi/

The post MSH: Regjistrimi i numrit të telefonit të pacientëve në sistemin “Termini Im” është me karakter informues appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy