
Lideri i LSDM-së Venko Filipçe beson se Maqedonia dërgoi mesazh se politika e saj e jashtme është improvizim pas votimit të rezolutës së OKB-së për luftën në Ukrainë.
Ai vlerëson se Qeveria e ka thelluar konfuzionin duke pranuar të jetë bashkësponsor i rezolutës amerikane, e më pas duke votuar “abstenim”.
Filipçe thekson se për herë të parë, një qeveri e vendit që bashkësponsorizon një rezolutë, atëherë nuk e voton atë. Kryetari i LSDM-së thotë se do të ishte shumë më e mençur të votoheshin “për” të dyja rezolutat dhe do të ishte një qëndrim stabil.
“Nëse jemi plotësisht në një linjë me BE-në, pse po votojmë kundër të gjitha vendeve të tjera evropiane? Votimi për të dyja rezolutat do të ishte qëndrimi ynë i qartë për përfundimin sa më të shpejtë të luftës në Ukrainë”, tha Filipçe në një konferencë për shtyp në selinë e partisë.
Ai pyeti gjithashtu se cili ishte qëllimi i vizitës së fundit të kryeministrit Hristijan Mickoski në SHBA dhe çfarë kërkoi Qeveria nga administrata e re e Donald Trump.
“Flet shumë, por nuk tregon rezultate konkrete”, tha Filipçe për punën e deritanishme të Qeverisë./Telegrafi/
The post Filipçe: Do të kishte qenë më e mençur nëse Maqedonia do të kishte votuar “pro” dy rezolutave për luftën në Ukrainë appeared first on Telegrafi.