
Para katër ditësh, më 21 shkurt, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit mbajti seancë për të diskutuar nëse zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Inteligjencë, Ivana Stojanovska, i plotëson kriteret për të mbajtur këtë pozitë. Vendimi është marrë dhe pritet të shpallet në ditët në vijim.
“Për rastin e lartpërmendur është marrë vendim në seancën e 15-të të mbajtur më 21.02.2025. Duke pasur parasysh se lënda përmban informacione të klasifikuara, diskutimi dhe vendimmarrja në seancë ka qenë e mbyllur për publikun, në përputhje me nenin 22, paragrafi 4 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit. Vendimi pa informacion të klasifikuar do të publikohet në ueb faqen e KSHPK-së, në afat prej 5 ditësh nga dita e miratimit”, ka thënë Komisioni Kundër Korrupsionit.
Nëse rezulton se Stojanovska nuk i plotëson kushtet ligjore për të qenë zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë për Inteligjencë, Komisioni Kundër Korrupsionit ka të drejtë të iniciojë procedurë kundër personit që e ka emëruar, konkretisht kreut të shtetit./Telegrafi/
The post KSHPK: Vendimi për Stojanovskën do të publikohet në ueb faqen tonë appeared first on Telegrafi.