
Zëdhënësja e LSDM-së Bogdanga Kuzeska, sot tha se do t’ia dorëzojnë dokumentet kryeministrit Hristijjan Mickoski për siç tha ajo, skandalin me zv.kryeministin Izet Mehiti.
Ajo tha se “ndjejnë përgjegjësi të reagojmë menjëherë pasi Mickoski publikisht bëri thirrje që t’i sigurohen dëshmi për dyshime se ka korrupsion dhe parregullsi në punë”.
“Ja dokumentet që na janë dorëzuar nga denoncuesit dhe që janë të institucioneve shtetërore, me numra arkivi, vula dhe nënshkrime. Këtu thuhet qartë se Inspektorati Shtetëror Administrativ ka konstatuar parregullsi në punë, se Mexhiti ka tejkaluar autoritetin ligjor, duke i firmosur personalisht të gjitha rastet. A donte të vendoste kontroll dhe të kishte vend për shantazhe ndaj kompanive dhe qytetarëve në këtë mënyrë?”.
“Sipas asaj që thuhet në këto dokumente, në Ministrinë e Mjedisit është ngritur një sistem nënshkrimi dhe vendosjeje në kundërshtim me ligjet dhe procedurat administrative, gjë që ngre dyshime për korrupsion dhe ryshfet. Presim që Mickoski t’i lexojë, t’i shqyrtojë me kujdes dhe t’u përgjigjet të gjitha këtyre dyshimeve për keqpërdorime dhe korrupsion të mundshëm”.
“Të shohim tani nëse kryeministri do të marrë ndonjë veprim me këto prova në dorë. A do t’u bëjë thirrje institucioneve kompetente që të reagojnë, apo Mickoski do të vazhdojë ta mbrojë Izet Mexhitin?”, tha Kuzeska./Telegrafi/
The post LSDM ia dorëzon Mickoskit dokumentet për Mexhitin: A do të vazhdojë ta mbrojë? appeared first on Telegrafi.