Taravari: Nuk ka pasur lëshime mjekësore për binjakët e vdekur në spitalin e Prilepit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nuk ka pasur asnjë gabim mjekësor në trajtimin e binjakëve të porsalindur që vdiqën në spitalin e Prilepit në janar të këtij viti, thotë ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

“Nuk ka asnjë gabim profesional, nëse do të kishte do të ishit njoftuar menjëherë dhe do të merreshin masa disiplinore. Mirëpo, edhe Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, edhe komisioni i ekspertëve nga Ministria e Shëndetësisë kanë konstatuar se nuk ka pasur neglizhencë mjekësore”, tha Taravari.

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor më 22 janar njoftoi se do të kërkojë procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore për punëtorët shëndetësorë që morën pjesë në trajtimin dhe daljen në spital të binjakëve të porsalindur nga spitali i Prilepit, të cilët vdiqën më 16 janar./Telegrafi/

The post Taravari: Nuk ka pasur lëshime mjekësore për binjakët e vdekur në spitalin e Prilepit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy