Para takimit Trump-Putin, Rubio bisedë telefonike me Lavrov, zbardhen detajet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Para takimit Trump-Putin, Rubio bisedë telefonike me Lavrov, zbardhen detajet

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij amerikan Marco Rubio patën një bisedë telefonike të shtunën.

Bëhet me dije se ata ranë dakord për kontakte të rregullta në përgatitje për takimin mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, komunikimi u zhvillua me iniciativën e palës amerikane.

Të dyja palët shprehën vullnetin e tyre të ndërsjellë për të qenë në kontakt për çështjet urgjente ndërkombëtare, duke përfshirë zgjidhjen rreth Ukrainës, situatën rreth Palestinës dhe në përgjithësi në Lindjen e Mesme dhe drejtime të tjera rajonale. Sergey Lavrov dhe Marco Rubio konfirmuan gatishmërinë e tyre për të punuar së bashku për të rivendosur respektin e ndërsjellë për dialogun ndërshtetëror në përputhje me tonin e vendosur nga presidentët”, thuhet në deklaratë.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy