
Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot bashkë me stafin e tij ka bë homazhe tek pllaka Përkujtimore dedikuar viktimave në tragjedinë e Llaskarcës së Shkupit, ku humbën gjashtë vite më parë nga aksidentimi i një autobusi të kompanisë “Durmo Turs” humbën jetën 16 udhëtarë, kryesisht nga Gostivari.
Limani me lule ka përkujtuar viktimat e tragjedisë së Llaskarcës, duke theksuar se ajo tragjedi ka lënë dhimbje dhe trishtim.
“Në 6 vjetorin e tragjedisë së Llaskarcës bëra homazhe në pllakën Përkujtimore dedikuar viktimave që humbën jetën në atë tragjedi duke na lënë dhimbje dhe trishtim!”, ka përfunduar Limani.
The post Limani përkujton viktimat e tragjedisë në Llaskarcë: Tragjedi që ka lënë dhimbje dhe trishtim appeared first on Telegrafi.