![](https://www.struga.info/wp-content/uploads/2020/04/north-macedonia-map.gif)
Në përgjigje të deklaratave që lexojmë këto ditë për ndryshimin e stemës shtetërore, Partia Liberal Demokratike (PLD) propozon vendosjen e rrëqebullit në stemën e re, si një specie e njohur, karakteristike për vendin tonë.
Rrëqebulli si simbol gjendet në monedhën metalike prej pesë denarësh, në fanellën e kombëtares së futbollit dhe në shumë vende të tjera dhe është i mbrojtur me konventa të shumta ndërkombëtare.
Nga PLD thonë se nëse vendoset rrëqebulli, ai tregon një vështrim nga e ardhmja në vend që të “kthehet pas dhe të shikojë të kaluarën”.
“Është një simbol që në asnjë mënyrë nuk do t’i ngjajë asnjë vendi fqinj dhe nuk do të krijojë probleme. Vetëm veçantia, veçoria, risia, freskia, e ardhmja dhe mbrojtja e vetes është e pranueshme, siç është rrëqebulli i Ballkanit, i cili e ka origjinën nga Mali Sharr, është kafshë e rrallë dhe e mbrojtur dhe është një nga simbolet tona kombëtare shtetërore”, shtojnë nga PLD./Telegrafi/
The post PLD: Rrëqebulli si zgjidhje konsensuale për stemën e re shtetërore appeared first on Telegrafi.