Misajllovski në Bruksel u takua me grupin e kontaktit për Ukrainën, fokusi në mbështetjen për Kievin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski sot në Bruksel, në kuadër të takimeve të parapara të ministrave të mbrojtjes të Këshillit Veriatlantik të NATO-s, mori pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën, i cili për herë të parë mbahet nën udhëheqjen e Mbretërisë së Bashkuar.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, në takimin e udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Xhon Hili, ku morën pjesë ministra dhe përfaqësues të lartë nga rreth 50 vende, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rute dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kalas, u fokusua në mbështetjen e Ukrainës.

“Që nga fillimi i agresionit kundër Ukrainës, Qeveria e Maqedonisë deri më tani ka miratuar 15 vendime për ndihmë dhe mbështetje humanitare dhe ushtarako-teknike për popullin ukrainas dhe për Ukrainën si shtet që mbron pavarësinë dhe sovranitetin e saj territorial dhe vazhdimisht avokon për respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe rendit juridik”, qëndron në kumtesë.

Misajlovski nesër në Bruksel do të marrë pjesë në takimin e Këshillit Veriatlantik të NATO-s në nivel të ministrave të mbrojtjes dhe në takimin e Këshillit NATO-Ukrainë. 

Advertisement

The post Misajllovski në Bruksel u takua me grupin e kontaktit për Ukrainën, fokusi në mbështetjen për Kievin appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy