Ivanovska: Lufta kundër korrupsionit kërkon angazhim në të gjitha nivelet e shoqërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me një rënie prej 12 vendesh, Maqedonia e Veriut po regresohet në luftën kundër korrupsionit. Në shkallën në të cilën renditen 180 vende, vendi ynë renditet i 88-ti. Për t’u konsideruar se lufton seriozisht korrupsionin, një vend duhet të arrijë të paktën 50 pikë dhe Maqedonia ka 40.

Ky rezultat, sipas Transparency International, është edhe pasojë e skandaleve me gjyqtarët Naqe Gjorgjiev dhe Lazar Nanev, si dhe Ixhet Memeti, anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Ish-kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska, në një intervistë për “Lokalno” thotë se derisa të gjithë në shoqërinë tonë të ndërgjegjësohen se korrupsioni është një e keqe që ka efekt të fuqishëm shkatërrues dhe ndikon negativisht në të gjitha proceset shoqërore, lufta kundër korrupsionit është vetëm deklarative.

Ajo thotë se “lufta nuk është vetëm për opozitën, ndërsa ata janë në opozitë, por lufta është për vendosjen e një sistemi të shëndoshë që të gjithë do ta respektojnë”.

Advertisement

Sipas Ivanovska, në kushtet e intensitetit të fortë të faktorëve të rrezikut që gjenerojnë korrupsion, si: ndikimi politik, mosndëshkimi, mungesa e integritetit dhe transparencës, korrupsioni merr vrull.

“Kjo luftë kërkon angazhim në të gjitha nivelet e shoqërisë, si nga të gjitha institucionet relevante, të cilat duhet të veprojnë në kuadër të juridiksionit të tyre dhe të rrisin vigjilencën e tyre, ashtu edhe nga qytetarët të cilët me sjelljen e tyre (mospranimin dhe raportimin e korrupsionit) mund të japin një kontribut të madh”, pohon Ivanovska./Telegrafi/

The post Ivanovska: Lufta kundër korrupsionit kërkon angazhim në të gjitha nivelet e shoqërisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy