![](https://www.struga.info/wp-content/uploads/2020/04/north-macedonia-map.gif)
“Qeveria punon në drejtim që Maqedonia të jetë vend me sektor të qëndrueshëm energjetik, reagon OBRM-PDUKM në konferencën e sotme për media të zëdhënëses së LSDM-së në të cilën ishte kërkuar heqje urgjente ose ulje e TVSH-së për rrymë dhe ngrohje.
“Seria e politikave të gabuara të LSD-së shpalosi spiralen e rritjes së çmimeve, nga e cila qytetarët po i vuajnë pasojat edhe sot e kësaj dite. Hipokrizi klasike dhe një tjetër në serinë e tentativave për të manipuluar qytetarët nga e njëjta LSD që ka varfëruar qytetarët dhe shkatërruar standardin e tyre të jetesës. LSD e rriti TVSH-në e produkteve ushqimore nga 5 për qind në 10 për qind dhe sot është absurde të sugjerojnë uljen e saj. Sektori energjetik në Maqedoni gjatë epokës së LSD-së ishte në fund dhe LSD shpenzoi paratë publike në mënyrë të kotë. LSD nuk ka të drejtë të flasë për energjinë kur gjatë epokës së LSD-së, kompanitë e themeluara nga Dimitar Kovaçevski dhe lidhjet e tij familjare po qarkullonin miliona në biznesin e energjisë. I vetmi projekt në sektorin energjetik të LSD-së ishte që gruaja e Kovaçevskit mori tokë shtetërore për fotovoltaikë nga qeveria e tij. Tenderët e errët dhe plaçkitjet miliona dollarëshe në sektorin e energjisë nga LSD ndihen edhe sot”, thuhet në reagimin me shkrim të OBRM-PDUKM-së.
Nga partia potencojnë se sa i përket faturave të rrymës, Komisioni Rregullator ju ka bërë thirrje të gjitha amvisërive të cilat kanë marrë fatura më të mëdha të rrymës të parashtrojnë ankesë në EVN për korrigjim.
Theksuan se Qeveria e kryesuar nga OBRM-PDUKM-ja punon në tërheqjen e investimeve të huaja në sektorin energjetik.
“Që në 100 ditët e para Qeveria e kryesuar nga OBRM-PDUKM paralajmëroi park me erë i cili do të ndërtohet në trekëndëshin në Shtip – Radovish – Karbinci – investim i cili do të arrijë deri 500 milionë euro. OBRM-PDUKM punon në drejtim që Maqedonia të jetë vend i sektorit të qëndrueshëm energjetik, përmes një varg masash dhe projektesh”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.
The post OBRM-PDUKM: Qeveria punon që RMV-ja të jetë vend me sektor të qëndrueshëm energjetik appeared first on Telegrafi.