LSDM: Rritja e çmimit të energjisë elektrike është goditje e radhës për qytetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Pas shtrenjtimit të produkteve ushqimore dhe ngrohjes qendrore, rritja për 30% e llogarive për rrymën elektrike paraqet një goditje shokuese për qytetarët”, thonë nga LSDM-ja, duke akuzuar se kjo është si pasojë e paaftësisë së Qeverisë së Mickoskit, që sipas tyre, me shfuqizimin e subvencioneve për rrymën, OBRM-PDUKM po godet xhepat e qytetarëve.

“Të lënë në mëshirë dhe pamëshirë, njerëzit janë buzë situatës të zgjedhin nëse do t`i paguajnë llogaritë për rrymën ose të blejnë ushqime. DPMNE mashtroi dhe zhgënjeu qytetarët, ndryshe premtuan para zgjedhjeve, ndryshe veprojnë kur janë në pushtet, qytetarët janë lënë të vetëm. LSDM ka zgjidhje, i bëjmë thirrje Qeverisë që urgjentisht të miratojë vendimin për heqjen ose uljen e TVSH-së për rrymën dhe ngrohjen qendrore, si ndihmë për qytetarët që ta kapërcejnë këtë periudhë të vështirë”, tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM.

Ndryshe, nga 1 janari, çmimi i rrymës për konsum mesatar në të katër blloqet është rritur për më pak se 1% respektivisht 0.92%.

Konkretisht në bllokun e parë çmimi është rritur për 0.68%, derisa në të dytin për 0.90%.

Advertisement

The post LSDM: Rritja e çmimit të energjisë elektrike është goditje e radhës për qytetarët appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy