Mashtrohet 80 vjeçarja nga Shkupi, i merren 10 mijë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, një grua 80-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 615.000 denarë.

Sipas denoncimit, personi i ka telefonuar dhe është prezantuar si punonjëse policie që punonte në Gjermani, ku jetonte edhe vajza e saj dhe i ka thënë se vajza e saj ka shkaktuar një aksident trafiku ku ka goditur një fëmijë i cili ka vdekur dhe nëse nuk donte që ajo të shkonte në burg, duhej të paguante.

Gruaja tërhoqi para nga banka dhe i la në vendin e rënë dakord, dhe më vonë, pasi foli me vajzën e saj, kuptoi se ajo ishte mashtruar.

Policia thotë se po merr masa për zbardhjen e rastit.

Advertisement

The post Mashtrohet 80 vjeçarja nga Shkupi, i merren 10 mijë euro appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy