![](https://www.struga.info/wp-content/uploads/2020/04/north-macedonia-map.gif)
Gjykata e Apelit në Shkup në seancë me dyer të mbyllura e hodhi poshtë si të pabazuar ankesën e Vasil Jovanovit, për rastin e mëparshëm penal ku u kap me 80 qese amfetaminë.
“Gjykata e Apelit në Shkup, në interes të opinionit dhe mediave, njofton se duke vepruar në lëndën penale KZH-1047/24, në seancën me dyer të mbyllura të mbajtur më 05.02.2025, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e të pandehurit V.J. nga S., ndërsa është pranuar ankesa e Prokurorisë Themelore Publike Shkup. Vendimi i Gjykatës Themelore Penale Shkup K.br.1439/24 i datës 31.07.2024, është ndryshuar në pjesën e aktvendimit për sanksionin penal – masë institucionale e shqiptuar referim në institucionin korrektues në atë mënyrë që për veprën penale prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike nga neni 1 paragraf i caktohet dënimi me burg prej 1 viti dhe për veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal, caktohet dënimi me burgim prej 3-tre vjetësh”, thuhet në vendimin e Gjykatës Penale.
Frosina Kulakova gjatë kalimit në rrugën për këmbësor në bulevardin “Aradhat Partizane” në Shkup është goditur nga vetura, të cilin e drejtonte Vasil Jovanov. Jovanov në gjendje të dehur ka drejtuar veturën dhe në kishte kaluar në semaforë të kuq./Telegrafi/
The post Gjykata Penale: Vasil Jovanov është dënuar me 3 vjet e dhjetë muaj burg appeared first on Telegrafi.