Në rrjetet sociale paralajmërohet sërish bojkot i marketeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Thirrja për bojkot të rrjeteve të mëdha të shitjes me pakicë, që është planifikuar të bëhet këtë të premte, po përhapet sërish në rrjetet sociale. Apelohen qytetarët që të përmbahen nga pazaret, ndërsa fushata quhet “Black Friday” për supermarketet.

Bojkoti i javës së kaluar tashmë ka treguar efektin e tij – sipas të dhënave të PRO, më 31 janar 2025, xhiroja në tetë rrjetet më të mëdha të supermarketeve ra me 46,59% krahasuar me të premten e kaluar.

Megjithatë, një pjesë e madhe e qytetarëve kanë bërë blerjet ditën e nesërme, duke rezultuar në një rritje prej 11.3% të xhiros ditën e shtunë.

Bojkoti i parë i organizuar nga qytetarët u zhvillua me sloganin “Zbritje, zbritje kur çmimet janë të njëjta” dhe mori mbështetje nga publiku, partitë politike dhe qeveria.

Advertisement

The post Në rrjetet sociale paralajmërohet sërish bojkot i marketeve appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy