Në vazhdën e promovimit të bizneseve shqiptare, Telegrafi Maqedoni sot ndaloi në kompaninë Nasa Term.
Një emër i dëshmuar në treg, një histori suksesi që ja vlen për ta dëgjuar dhe promovuar.
Bashkëbiseduam me Durim Saitin nga Nasa Term, për të kuptuar më shumë për këtë kompani lider në treg për sistemet e ngrohjes dhe ftohjes, ato të filtrimit për shtëpi dhe ambiente të tjera.
Durimi tha se tashmë gati tri dekada, ky biznes ka filluar me pronar babain e tij, teksa tani edhe ai vet është pjesë e kompanisë.
Ai shtoi se gjërat kanë ndryshuar shumë në gjithë këto vite, pasi ashtu siç avansojnë modelet e reja të prodhimeve, ashtu janë dhe në hap me trendin për të ofruar kualitet dhe risi për klientët.
“Në fillim ka nisur gjithçka me babin dhe xhaxhain tim, tashmë një kohë jam edhe unë që merrem me kompaninë. Natyrisht që ka pasur sfida, ka pasur vazhdimisht risi dhe jemi mundur të jemi gjithnjë në hap me kohën me çdo produkt që ofrojmë. Është ndjenjë e mirë kur e dimë se kemi një klientelë besnike që kthehet gjithmonë përsëri tek ne sado vite që kalojnë, kjo dëshmon se sukesin e kemi ndërtuar me shumë punë dhe me kualitet”, tha Saiti.
Ai shtoi se çdo i ri që dëshiron të merret me biznes duhet të mos dorëzohet përpara sfidave.
“Duhet të keni një synim drejt suksesit, të jenë të gatshëm për të pranuar sfidat dhe natyrisht që suksesi nuk do të mungojë”, tha Saiti.
Vlen të theksojmë Nasa Term është përfaqësuese e mbi 20 brendeve të njohura si: Eco Soft, Termo Fluks, Henko, Viola dhe shumë të tjera.
Nasa Term ndodhet në qytetin e Tetovës, ku posedojnë punëtori dhe depo, teksa kanë dhe një lokal ekspozues në fshatin Poroj. /Telegrafi/
The post “Nasa Term” traditë shumë vjeçare në ngrohje dhe ftohje appeared first on Telegrafi.