BDI: Ndryshimi i Ligjit për Mbikqyrjen Inspektuese, prek dhe sulmon gjuhën shqipe

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate thonë se shprehin shqetësim për ndryshimet në Ligjin për Mbikëqyrjen Inspektuese, të cilat sipas tyre rrezikojnë pavarësinë dhe funksionimin efektiv të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve.

Siç thonë nga BDI, një veprim i tillë redukton pavarësinë e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve dhe si të tillë nuk do ta lejojnë.

Reagimi i plotë:

“Ky inspektorat është një organ kyç për garantimin e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe për mbrojtjen e të drejtave gjuhësore të qytetarëve. Me ndryshimet e fundit, Kuvendi ka hequr statusin e personit juridik për të gjitha inspektoratet, duke i vendosur nën kontroll të plotë të ministrive përkatëse. Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve është rregulluar me dy ligje të veçanta – Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe Ligjin për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, të cilët qartësisht e përcaktojnë këtë inspektorat si një person juridik. Në përputhje me parimin ligjor se ligji special ka përparësi ndaj ligjit të përgjithshëm, këto dispozita nuk mund të ndryshohen apo të anulohen nga një ligj i përgjithshëm siç është Ligji për Mbikëqyrjen Inspektuese. Prandaj, qeveria dhe Ministria e Drejtësisë nuk kanë asnjë bazë ligjore për të vendosur këtë inspektorat nën varësinë e plotë të ministrisë dhe duhet menjëherë të sigurojnë se ky institucion do të vazhdojë të funksionojë në mënyrë të pavarur, siç e përcakton ligji. Çdo përpjekje për të reduktuar pavarësinë e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve do të konsiderohet si sulm ndaj të drejtave gjuhësore të qytetarëve shqiptarë dhe një hap prapa në respektimin e barazisë gjuhësore të garantuar me Kushtetutë dhe Marrëveshjen e Ohrit”, thonë nga BDI.

Advertisement

The post BDI: Ndryshimi i Ligjit për Mbikqyrjen Inspektuese, prek dhe sulmon gjuhën shqipe appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy