Në Shkup sot u protestua për drejtësi për Frosinën, e cila humbi jetën në një aksident

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qytetarët protestuan në rrugën Partizanski Odredi, ku 20-vjeçari Vasil Jovanov vrau pardje 22-vjeçaren Frosina Kulakova.

Pranë fotos së Frosinës janë lënë lule dhe qirinj janë ndezur, ndërsa protestuesit mbajnë pankarta ku shkruhej: “Të gjithë shkojmë te i njëjti gjykatës dhe atje ka vetëm një drejtësi”, ” Edhe sa kohë?” “Nuk është një aksident, është një vrasje”

Qytetarët kërkojnë dënime dhe ndryshime më të ashpra.

Sipas informacioneve të Prokurorisë, Jovanov ka qenë duke e drejtuar veturën në gjendje të dehur, pa patentë shofer dhe ka kaluar në semafor të kuq.

Advertisement

Më tej qytetarët janë të shqetësuar dhe të revoltuar nga informacioni se shoferi ishte i njohur për autoritetet pasi u kap me drogë vitin e kaluar dhe përfundoi në paraburgim dhe më pas me vendim gjykate në një shtëpi kujdesi. Ai ka shkaktuar një tjetër aksident trafiku pa patentë shofer më 4 nëntor 2022, ku një person ka marrë lëndime të lehta. Me pëlqimin e të dëmtuarit, prokurori publik ka nxjerrë aktvendim për mosfillim të ndjekjes penale dhe ka paguar gjobë prej 18.000 denarë./Telegrafi/

The post Në Shkup sot u protestua për drejtësi për Frosinën, e cila humbi jetën në një aksident appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy