Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për investime të huaja direkte tha se deri tani është i kënaqur nga ajo që është arritur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nga numrat që kam në dispozicion, deri në nëntor, në vitin 2024 kemi më shumë se një miliard, mendoj se rreth një miliard e dyzet milionë. E cila, nëse përkthehet për kokë banori dhe si përqindje e prodhimit të brendshëm bruto, për ne është rezultati më i madh historik.
Pres që ky trend të vazhdojë këtë vit, në vitin 2025, së bashku me investitorët vendas dhe pres që të jetë shtytës për rritje të madhe të ekonomisë së vendit dhe produktit të brendshëm bruto, diçka që na nevojitet dëshpërimisht pas disa vitesh stagnimi apo lufte në zhvillimin.
Pra, ne si qeveri jemi plotësisht të orientuar drejt mbështetjes së investimeve direkte nga kompanitë e huaja, por edhe mbështetjes direkte për kompanitë e vendit, dhe tashmë kemi biseduar me kryetarin e Odës Ekonomike, kemi thënë se 250 milionë euro që janë premtuar, më në fund që nga sot janë kryer të gjitha formalitetet, do të thoja që nga e hëna do të jetë në dispozicion të ekonomisë”, tha Mickoski./Telegrafi/
The post Mickoski: Jemi plotësisht të orientuar drejt mbështetjes së investimeve direkte nga kompanitë e huaja appeared first on Telegrafi.