Ministri i Shëndetësisë dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari thotë se asnjë gjykatë nuk ka marrë vendim që vulat t’i takojnë Aleancës për Shqiptarët, krahu i Selës.
“Për dikë që partia është katandisur në “Vula” kemi lajmin e vështirë për ta që asnjë Gjykatë nuk ka dhënë ndonjë vendim në favor të tyre. Ky obsesion i vulave tregon qartë se ata e shohin partinë si një copë toke që e ka ai që ka tapi e vula…absurd dhe gjynah!”, ka shkruar Taravari në profilin e tij në Facebook.
Kujtojmë se Gjykata e Tetovës ende nuk ka dhënë ndonjë vendim zyrtarë lidhur me atë se kujt do t’i takojnë vulat e ASH-së, krahut të Ziadin Selës apo krahut të Arben Taravarit.
The post Taravari: Ende nuk ka asnjë vendim për vulat e ASH-së appeared first on Telegrafi.