
Një personi nga Struga i është gjetur dhe konfiskuar marihuana.
Më datë 29.01.2025 në ora 21:10 në lagjen “Plitishtë” në Strugë, nga ana e punonjësve policorë të Sektorit për Trafikim të Paligjshëm të Drogave në MPB- Strugë, është ndaluar një person i moshës 46 vjeçare nga Struga për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuana. . Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të dorëzohet raport përkatës, njofton SPB-Ohër