Unë kurrë nuk kam qenë kundër Korridorit 8 dhe po, kam qenë kundër Marrëveshjes së Prespës, pasi deputetët u detyruan të votonin për ndryshimet kushtetuese dhe kur e gjithë kjo u bë realitet, kur isha ende në opozitë katër-pesë vjet më parë, thashë se ne nuk mund ta bëjmë atë “Po e injorojmë opinionin”, tha kryeministri Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarit duke komentuar deklaratën e ministrit Arben Taravari, i cili “Dayli Click” tha se Mickoski do të pranojë ndryshimet kushtetuese ashtu siç pranoi Korridorin 8 dhe Marrëveshjen e Prespës.
“Kjo që po citoni nuk e ka thënë kështu zoti Taravari, por në rregull. E mohoj kategorikisht që është thënë”, tha Mickoski.
Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, Mickoski tha se po kërkon zgjidhje dinjitoze, që janë ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar. Ai është i bindur se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga qëndrimet e tij për këtë çështje.
“Mund të flasim për ndryshimet kushtetuese, por në të njëjtën kohë mund të flasim për gjëra të tjera që i kërkojmë që janë pjesë e programit zgjedhor të OBRM-PDUKM-së, pas të cilit kanë qëndruar më shumë se gjysmë milioni qytetarë dhe nuk kam qëllim të largohemi edhe një milimetër nga kjo. Atë që kam thënë, e them tani dhe do ta them në të ardhmen”, tha Mickoski./Telegrafi/
The post Mickoski, Taravarit: Nuk është e vërtetë se kam qenë kundër korridorit 8 appeared first on Telegrafi.