Kryeministri Hristijan Mickoski ka 17 këshilltarë dhe të gjithë me pagë prej 60 mijë denarë, me përjashtim të atyre që punojnë me orar të plotë.
Siç tha ai, të tillë janë tre ose katër dhe të njëjtit kanë pagesë mujore prej 90.000 denarë.
“Unë kam gjithsej 17 këshilltarë dhe të gjithë këshilltarët kanë rrogë prej 60.000 denarëve, me përjashtim të atyre që punojnë me orar të plotë. Janë tre ose katër të tillë që janë në Qeveri dhe kanë pagesë mujore prej 90.000 denarë”, tha ai, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në një konferencë për media.
Mickoski i pranoi vërejtjet e gazetarëve për mospublikimin e njoftimeve nga seancat e qeverisë dhe, siç tha, “do të bëjmë çmos që menjëherë pas kësaj konference për media të publikohen të gjitha njoftimet që mungojnë në ueb faqen e Qeverisë”.
The post Mickoski ka 17 këshilltarë, disa prej tyre kanë pagë mujore 90 mijë denarë appeared first on Telegrafi.