Mickoski në SHBA, pjesëmarrës në inaugurimin e presidentit Donald Trump

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski nga sot do të jetë për vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp në Uashington.

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë, kryeministri në inaugurimin do të jetë i shoqëtuar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Politikës së Jashtme, Timço Mucunski, zëvëndëskryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti dhe zëvendësministrja për çështje evropiane, Viktorija Trajkov.

Delegacioni i udhëhequr nga kryeministri Mickoski do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e titulluar “Zërat e lirisë” që do të mbahet pas inaugurimit të organizuar nga kompanitë “Tramp Media” dhe “Rumple”.

“Pritjet janë që gjatë qëndrimit të tij Mickoski të ketë më shumë takime dypalëshe, kontakte dhe takime me më shumë persona nga administrata e re e presidentit amerikan. Mickoski do të takohet edhe me biznesmenë me origjinë maqedonase për të diskutuar për bashkëpunimin ekonomik dhe investimet e mundshme vendore, thuhet në kumtesën e qeverisë.

Advertisement

Ky do të jetë inaugurimi i dytë i Donald Trampit, i cili do të jetë presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në inaugurimin në Kapitol pritet të marrin pjesë presidentë dhe kryeministra të shumtë, si dhe drejtues të organizatave botërore. Mandati i parë presidencial i Trampit ishte nga 20 janari 2017 deri më 20 janar 2021.

The post Mickoski në SHBA, pjesëmarrës në inaugurimin e presidentit Donald Trump appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy