Për Qeverinë protesta e punonjësve të administratës është joligjore dhe politikisht e motivuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria është e befasuar që Sindikata e Punonjësve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave Qytetare (SPAOGJSH) po bën grevë si hap të parë, në vend të dialogut.

Zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva, në konferencë për shtyp tha se Qeveria është e gatshme të diskutojë çdo temë, por theksoi se çdo grevë duhet të organizohet në përputhje me ligjin, të zbatohet procedura e pajtimit obligativ dhe të përcaktohen detyrat e mundshme që duhet të kryhen.

“Duke qenë se fatkeqësisht asnjë nga këto kushte ligjore ekzistuese nuk është plotësuar, flet për paligjshmërinë e grevës dhe lë dyshime të forta se kjo grevë është e motivuar politikisht. Qeveria është e hapur për të gjitha llojet e propozimeve dhe sugjerimeve”, tha Miteva.

“Është interesant fakti se gjatë viteve të fundit kjo sindikatë duket se ka heshtur për këtë çështje dhe me keqardhje dyshojmë se pas këtij hapi qëndron një sfond politik i sindikatës, i cili vepron si krah i zgjatur i partive që deri tani kanë abuzuar me të drejtat e punëtorëve”, shtoi Miteva.

Advertisement

Qeveria nuk është e kënaqur me nivelin e pagave të administratës, por pretendojnë se dialogu është rruga e duhur për të gjetur zgjidhje.

The post Për Qeverinë protesta e punonjësve të administratës është joligjore dhe politikisht e motivuar appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy