Elseid Hysaj dhe Lazio duket se më në fund e kanë gjetur një zgjidhje ku të dy palët të dalin të kënaqur.
Skuadra romane do të largojë Hysajn në fomrë huazimi te Leçe, ku këta të fundit do të paguajnë gjysmën epagës së lojtarit, gjë që do të lehtësonte buxhetin e lacialëve, ndërsa për mbrojtësin kuqezi do të kishte më shumë miniuta në dispozicion.
Dritë “në fundin e tunelit” për Elseid Hysaj. Mbrojtësi ka kontratë me Lazion deri në verën e 2026 dhe klubi kryeqytetas e la jashtë gjashtë muajt e fundit në Serie A dhe Europa League.
Mbrojtësi përfiton afro 2.8 milionë euro në sezon dhe Leçe do duhet të paguajë gjysmën e pagës për muajt që do e ketë në dispozicion, të paktën huazim deri në verën e 2025.
Leçe prej ditësh e kërkon Hysajn në ekip, ndërsa nëse kjo gjë kryhet, shkodrani do bashkohej me Medon Berishën dhe Ylber Ramadanin.