Nga LSDM thonë se skandali me rrëmbimin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe emërimin e drejtorit nga partia nuk ka fund.
“Manipulimi i fundit i servirur nga qeveria është se Hristovski dyshohet se kishte një certifikatë nga NATO.
Ky është një manipulim i qëllimshëm për të shmangur përgjigjet në pyetjet thelbësore, që janë nëse Hristovski i plotëson kushtet për të qenë në këtë pozitë të lartë”, thonë nga LSDM.
LSDM-ja, theksojnë nga atje, do ta ekspozojë këtë manipulim dhe do të vendosë zgjidhje ligjore për këtë rast.
“Së pari, kontrollet për lëshimin e certifikatave të sigurisë kryhen ekskluzivisht nga institucionet vendase të sigurisë, përkatësisht Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe Ministria e Brendshme.
Procedura është e përcaktuar qartë: institucioni ku punon personi paraqet kërkesë në Drejtorinë e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, pas së cilës kryhen kontrollet e nevojshme.
Dhe ato kontrolle për civilët bëhen nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe Ministria e Brendshme, jo nga NATO”, thonë nga LSDM.
Procedura është e përcaktuar qartë: institucioni ku punon personi paraqet kërkesë në Drejtorinë e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, pas së cilës kryhen kontrollet e nevojshme.
Dhe ato kontrolle për civilët bëhen nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe Ministria e Brendshme, jo nga NATO.
Pra, thonë nga LSDM, në rastin e Bojan Hristovskit, ka qenë ANB ku ai emërohet drejtor që ka paraqitur kërkesë dhe ka qenë ANB ajo që ka bërë kontroll sigurie te drejtori i saj”, thonë nga LSDM./Telegrafi/
The post LSDM: Hristovski nuk ka certifikatë nga NATO appeared first on Telegrafi.