Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,46 % në raport me vendimin e datës 30.12.2024.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 1,00 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 si dhe të EURODIZELIT (D-Е V), dhe Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 1,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,073 den/kg dhe tani do jetë 45,711 den/kg. Nga data 09.01.2025, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 78,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 80,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 72,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 72,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 45,711 (denarë/kilogram).

Advertisement

 

The post Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy