Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë thekson nevojën e ndryshimit të ligjit për shqetësim në vendin e punës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Ndonëse iniciativa për ndryshime në ligjin për mbrojtje nga shqetësimi në vendin e punës ka filluar tanimë tre vite, diskutimet kanë mbetur ende të hapura. Madje për këtë, u formua edhe një grup pune, pjesë e së cilit është edhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, por deri tani askush nuk i ka ftuar në takim.

“Praktika tregon se zgjidhjet ligjore nuk kanë siguruar kornizë të kënaqshme ligjore për mbrojtje efikase nga shqetësimi në vendin e punës. Nga këto arsye, para tre viteve u fillua me procedurë për analizë për nevojën e sjelljes të një ligji të ri. LSM ka përfaqësues të tyre në grupin punues por nga arsye të panjohura, tanimë një vit të tërë nuk jemi ftuar të japim mendimin tonë dhe të vazhdojë me punë”, tha LSM.

Zgjidhjet ligjore nuk kanë siguruar kornizë të kënaqshme ligjore.
Tanimë një vit të tërë nuk jemi ftuar të japim mendimin tonë.

Advertisement

Nga LSM theksojnë se implementimi i ligjit i sjellur në vitin 2013, ka treguar se ka nevojë për përmirësime të dispozitave dhe harmonizimin e saj me standardet ndërkombëtare të punës. Deri te LSM e cila ofron mbrojtje juridike falas për të drejtat e marrëdhënies së punës, nga viti 2013 e deri më sot ka patur 25 ankesa për shqetësim në vend pune. Pjesa më e madhe (15), në vitet 2013 dhe 2014. Në vitet 2017 dhe 2018 nuk ka patur asnjë ankesë.

“Shqetësimi në vendin e punës më shpesh ndodhë në hapësira ku punonjësit nuk janë të organizuar me sindikatë dhe nuk janë të edukuar për të drejtat e tyre, derisa punonjësit me sindikata të organizuara, përmes trajnimeve dhe këshillave të LSM-së, gjithnjë po bëhen më të vetëdijshëm, e njohin dhe e paraqesin mobingun, gjegjësisht kërkojnë mbrojtje ligjore për të drejtën e tyre të punojnë në ambient të shëndetshëm dhe të sigurt”, thonë nga LSM.

Shqetësimi më shpesh ndodhë në hapësira ku nuk janë të organizuar me sindikatë dhe nuk janë të edukuar për të drejtat e tyre.

Ankesa më të shumta deri te LSM nga sektori publik ka për mos respektimin e marrëveshjes së përgjithshme kolektive, pagesën e pagës së 13të, K-15, për pagat, shpërblime e të tjera. Në sektorin privat ankesat më tepër janë për vonesa të pagave, shtesa në paga si dhe pagesa e stazhit./Alsat.mk

Advertisement

The post Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë thekson nevojën e ndryshimit të ligjit për shqetësim në vendin e punës appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy