Dy persona janë arrestuar këtë të martë nga policia italiane, ku njëri prej tyre shqiptar.
Arrestimi ndodhi në parkun e Rezistencës dhe në kopshtet e Piazza Roma , zona të njohura për çështje kritike të lidhura me trafikun e drogës.
Shqiptari ishte një emër i njohur për Policinë, pasi më parë ishte dënuar po për trafikim të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën çanta me mbi një kilogram kokainë. Gjithashtu, u sekuestruan një peshore elektronike, një lugë paramatëse e kontaminuar me drogë, një makinë ambalazhi me vakum të kontaminuar me kokainë, si dhe 2500 euro cash .
I arrestuari tjetër ishte një i ri italian, pasi kur kuptoi që Policia kishte ardhur për të kryer një kontroll në banesë, hodhi nga dritarja një qese me mbeturina dhe 18 mijë euro në kartëmonedha 50 euro.
Më pas, brenda shtëpisë së tij, policia gjeti një kasafortë të fshehur që mund të hapej vetëm me gjurmën e gishtit të të riut. Brenda saj u zbuluan 21 blloqe hashash me peshë 100 gramë secila, 6 blloqe me peshë gjysmë gram dhe 17 kavanoza marihuanë.
Ndër objektet e sekuestruara ishin edhe tre iPhone, njëri prej të cilëve ishte i mbështjellë me fletë metalike në përpjekje për të parandaluar çdo përgjim të policisë, dhe një teh çelësi. /vizionplus.tv