Shpërthimi në depon e naftës në Itali, shkon në 5 numri i viktimave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

ITALI – Ka shkuar në pesë numri i viktimave pas shpërthimit në rafinerinë e naftës ditën e djeshme, 9 dhjetor.

Shpërthimi ndodhi në një depo nafte në Calenzano në provincën e Firences.

Mediet italiane bëjnë me dije se ditën e sotme u gjet edhe trupi i personit të fundit të shpallur të zhdukur.

Për presidentin e Toskanës, Eugenio Giani, ishte “një tragjedi me përmasa shumë serioze, por që mund të ishte edhe më e rëndë, sepse pranë vendit të shpërthimit ka të paktën 20 rezervuarë që përmbajnë karburant.

Advertisement

Nga 26 të plagosurit nga shpërthimi, katërmbëdhjetë prej tyre janë ende të shtruar në spital. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy