Momente të vështira për Monxen e Alesandro Nestes në kampionatin italian. Udinese e mundi në shtëpi në duelin e fundit të javës së 15 të kampionatit italian duke e zhytur skuadrën lombarde në vendin e parafundit në klasifikimin e serie A. Nga ana tjetër friulanet konsolidohen në mesin e artë të kampionatit , në vendin e nënte në kuotën e 20 pikëve.
Miqtë kaluan shumë shpejt në avantazh në duelin e transmetuar në Tring. Pas një shërbimi i Xemurës nga e majta, ishte Luka i cili me kokë e dërgoi topin në rrjetën e sportës vendase.
Monza nuk qëndroi pasive madje pati tre mundësi të shkëlqyera me anë të Bianco, Perreiera dhe Bondo, por rezultati në pjesën e parë nuk ndryshoi më.
Megjithatë të zotët e shtëpisë e nisën fortë dhe pjesën e të duke barazuar shifrat që në fillim me anë të Kiriakopulos, në një aksion ku pati meritë Daniel Maldini. Vetëm pak minuta me vonë, Djuric u ndal nga një super Razvan Sava, portieri i miqve.
Por ndërsa Monxa përpiqej të përmbyste shifrat, në minutën e 70 në një kundërsulm të shpejt, mbrojtësi Bijol ndëshkoi portierin vendas Turati, ofensiva finale e vendasve nuk pati sukses, teksa rasti më i pastër për barazim ishte shtylla e Dani Motës, një humbje që tani komplikon shumë sezonin e Monxës , por rrezikon edhe trajnerin Nesta.