Punimet për aksin Elbasan-Qafë thanë po vijojnë me ritme të shpejta.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u ndal në kantierin e lotit të tretë të këtij aksi, ku po ndërtohet ura.
Sipas Autoritetit Rrugor shqiptar, gjysma e punës në këtë lot ka përfunduar. Balluku nxiti që punimet të vazhdojnë me hapa të shpejtë, duke shfrytëzuar ditët me diell.
Për dy familje, për preken nga vepra, po punohet për shpronësimin e tyre dhe për të garantuar një rrugë aksesi për ta./Vizionplus.tv
Advertisement