Kërkohen bashkëpunëtorët e Assad, Izraeli shkatërron bazat e ushtrisë në Siri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kërkohen bashkëpunëtorët e Assad, Izraeli shkatërron bazat e ushtrisë në Siri

Pas rënies së Assadit udhëheqësi  rebel sirian ka paralajmëruar  publikimin e një liste të ish-zyrtarëve të lartë “të përfshirë në torturimin e popullit sirian”.

Ai u zotua të ndjekë “kriminelët e luftës” dhe t’i vendosw ata përpara përgjegjësive.

“Ne do të ofrojmë shpërblime për këdo që jep informacion rreth oficerëve të lartë të ushtrisë dhe sigurimit të përfshirë në krime lufte”, tha lideri rebel, Abu Mohammed Al-Jolani.

Udhëheqësi i grupit Hayat Tahrir al-Sham (HTS) filloi diskutimet me qeverinë e rrëzuar për transferimin e pushtetit pas rrëzimit të presidentit Bashar al-Assad pas dekadash sundimi brutal.

Advertisement

Kryeministri Mohammed Al-Jalali i tha televizionit Al-Arabiya se kishte rënë dakord t’i dorëzonte pushtetin “qeverisë së shpëtimit”.

Sakaq, shpërthime të fuqishme janë dëgjuar këtë të martë në Damask, teksa ka raportime se Izraeli  ka goditur në mënyrë sistematike qendra të ushtrisë siriane, pas rrëzimit të regjimit.

Vëzhguesi Sirian për të Drejta të Njeriut, organizatë me bazë në Londër, ka thënë përmes një deklarate se Izraeli “ka shkatërruar shumicën e qendrave të rëndësishme ushtarake në Siri”, ndërsa trupat ushtarake  janë pozicionuar në zonë neutrale afër Rrafshnaltës së Golanit, të aneksuar nga Tel Avivi.

Kjo organizatë ka theksuar se Izraeli ka kryer mbi 250 sulme ajrore në territorin sirian në dy ditët e fundit, me qëllim shkatërrimin e kapaciteteve ushtarake të Sirisë. Por qeveria e Tel Avivit e ka arsyetuar se ky hap ishte i domosdoshëm për sigurinë.

Advertisement

Duke folur për Sirinë kryeministri Benjamin Netanyahu  deklaroi  se “Rrafshnalta e Golanit do të jetë përgjithmonë pjesë e pandashme e shtetit të Izraelit”.

Nga ana tjetër Uashingtoni ka deklaruar, se  ka kryer rreth 75 sulme ajrore kundër militantëve të grupit ekstremist Shteti Islamik (IS), të cilët kanë ende prezencë në Siri, me qëllim që atyre  tu  pamundësohet nisja e ndonjë trazire pas rrëzimit të Assadit./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy